Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se së bashku me miq dhe bashkëluftëtarë ka mirëpritur në Skenderaj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, raporton GazetaBlic.
Ai ka falënderuar Ahmetin për vizitën dhe urimet e tij lidhur me zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Lushtaku vlerësoi lart punën dhe angazhimin e Ahmetit në shërbim të shqiptarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por në të gjitha trojet shqiptare.


