Sporti

Palmer rikthehet në stërvitje para duelit me Barcelonën

11/24/2025 16:32
nga:Lorik J

Cole Palmer është rikthyer në stërvitje me grupin e lojtarëve të Chelseat para duelit me Barcelonën.

“Cole Palmer do të kthehet së shpejti. Ai është tashmë në fushë, ndjenja është tashmë e mirë”, tha trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, për Palmer.

“A do të kthehet Pamer për ndeshjen kundër Arsenalit? Tani përqendrohuni te Barça. Pas kësaj, do të fillojmë të mendojmë për Arsenalin.”

Palmer përfundoi stërvitjen në grup të hënën, por mbetet të shihet nëse Chelsea do ta rrezikojë atë për ndeshjen e së martës kundër Kampionëve të Spanjës.

/GazetaBlic Sport