Sporti

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kërkon falje për përplasjen me kameramanin

11/24/2025 16:03
nga:Lorik J

Këtë fundjavë, Manchester City humbi 2-1 kundër Newcastle.

Një humbje që e zemëroi Pep Guardiolën. I frustruar, trajneri spanjoll sulmoi një kameraman që po e filmonte pas ndeshjes.

Sot, Guardiola kërkoi falje për gjestin e tij të turpshëm pas duelit.

“Ndihem i turpëruar kur e shoh. Nuk më pëlqen. I kërkoj falje kameramanit. Unë jam ai që jam. Edhe me 1,000 ndeshje në karrierën time, nuk jam perfekt dhe bëj gabime. Unë mbroj ekipin dhe klubin tim “, tha ai në një konferencë për shtyp para se të përballej me Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport