Lajme

Shtatë muaj pasi u aksidentua, vdes një person në Gjilan

11/24/2025 08:51
nga:G B

Një burrë ka vdekur pasditen e së djeshmes, pasi ishte i hospitalizuar që nga 14 korriku i këtij viti, kur u aksidentua në fshatin Radivojc të Gjilanit.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ka ndërruar jetë më 23 nëntor 2025.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.