Lajme

Deputeti i LDK-së: Po bëhet realitet kërcënimi i Kurtit se nëse s’e votojnë VV’në, s’ka buxhet

11/23/2025 21:35
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka akuzuar Qeverinë se po e ndëshkon Prishtinën për rezultatin zgjedhor në kryeqytet, raporton GazetaBlic.

Ai tha se paralajmërimi i Albin Kurtit gjatë fushatës, se nëse qytetarët nuk votojnë kandidatët e VV-së “s’ka buxhet”, po bëhet realitet.

Guri shtoi se qytetarët “ua treguan vendin në nëntor” dhe, sipas tij, do ta bëjnë këtë edhe në zgjedhjet e dhjetorit.