Lajme

Dardan Molliqaj: Kurtin s’mund ta rrëzosh nga pushteti me “rrugë të shkurta”

11/23/2025 18:12
nga:Genita C

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Albin Kurti nuk mund të largohet nga pushteti përmes rrugëve të shkurtra ose duke vepruar brenda logjikës së tij politike, raporton GazetaBlic.

Sipas Molliqajt, çdo përpjekje e tillë është e destinuar të dështojë dhe kërkohen metoda të tjera politike dhe demokratike për të sjellë ndryshim.