Lajme

Kërçeli i VV-së: A po na tregon LDK kush është shoferi i Ramës dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?

11/23/2025 17:47
nga:Genita C

Ilir Kërçeli i VV’së, i është kundërpërgjigjur të parit të Prishtinës, Përparim Ramës, lidhur me pyetjen e parashtruar se kush është Dejona Mihali dhe çfarë funksioni ka në Kosovë.

Kërçeli përmes një shkrimi në Facebook ka pyetur LDK-në se kush është shoferi i Përparim Ramës, cili është emri i tij i vërtetë dhe cila është e kaluara e tij në Evropë.

Postimi i tij i plotë:

Për Dejonën, në të kaluarën keni keqpërdorur edhe institucionet e sigurisë.

Por a po na tregon LDK kush është shoferi i Përparim Ramës dhe si quhet ai me emrin e tij të vërtetë? Dhe cila është e kaluara e tij në Evropë?

Hajde, Përparim, a po përgjigjesh tani?