Sibel Halimi, LDK, ka reaguar ndaj situatës së krijuar me bllokimin e buxhetit të Prishtinës, duke kërkuar që “lojërat politike dhe taktikat akuzuese” të përfundojnë menjëherë, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se zhbllokimi i buxhetit është domosdoshmëri e përditshme dhe se propaganda po rrezikon mirëqenien e qytetarëve.
Halimi akuzoi Qeverinë se ka bllokuar edhe të hyrat vetanake të kryeqytetit, të cilat, sipas saj, nuk lidhen me buxhetin e shtetit.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve “të mos mashtrohen”, ndërsa i kërkoi kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe Hekuran Muratit t’i kthehen “arsyes shtetërore”.


