Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë në Vushtrri ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pas mesnatën e së shtunës.
“Pas inicimit të rastit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt’.


