Albion Rrahmani nuk po kalon në një mooment të mirë.
Sulmuesi kosovar ka një seri ndeshjesh pa gol, duke mos arritur të shënojë as në përballjen e sotme, shkruan GazetaBlic Sport.
Rrahmani luajti 63 minuta sot ndaj Mlada Boleslav, por nuk festoi dot golin.
Janë tashmë 11 ndeshje radhazi pa gol për të, përfshirë këtu edhe ndeshjet me Kombëtaren e Kosovës.
/GazetaBlic Sport/


