Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do të jenë fitues të këtyre zgjedhjeve, raporton GazetaBlic.
Haziri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se ky vit ishte i humbur për shkak politikës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Tutje ai thekson se shpresa e vetme për Kosovën mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila sipas tij ndërton bashkëpunim dhe stabilitet.
“Fitues te ketyre zgjedhjeve!Vit i humbur pershkak politikes se partise se pare/VV te nga zgjedhjet e 9 shkurtit.Shpresa e veteme per Kosoven mbetet LDK e cila nderton bashkpunim dhe stabilitet. Keto jane parakushte per zhvillim ekonomik e mireqenje sociale. Integrim europian e perafrim me NATO.Shpresa ne LDK te behet besim e mbeshtetje eshte opcioni i vetem”, përfundoi Haziri për GazetaBlic.


