Kryetari i New York-ut, Zohran Mamdani, është takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Trump e ka uruar Mamdanin për fitoren në zgjedhje, duke thënë se ai “realisht zhvilloi një garë të jashtëzakonshme kundër shumë njerëzve të zgjuar”.
“Ai i mposhti ata dhe i mposhti lehtë”, tha Trump.
Ai shton se diskutuan tema si strehimi dhe ushqimi, si dhe çmimi i naftës.
“Thjesht dua ta uroj [atë], shpresoj që të bëhet një kryetar i shkëlqyer”, thotë Trump.
“Sa më mirë të shkojë ai, aq më i lumtur jam unë. Do të them se nuk ka dallim në parti. Nuk ka dallim në asgjë.
“Ne do të ndihmojmë atë, për të bërë realitet ëndrrën e secilit”.


