Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Mbajtja e zgjedhjeve në këtë ditë u shoqërua me reagime pasi ishte një datë e propozuar nga LVV-ja dhe u pa si një ‘favor’ që Osmani ja bëri këtij subjekti politik.
Në lidhje me këtë çështje dhe çfarë pritet nga këto zgjedhje ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu i dha të drejtë Osmanit në lidhje me vendimin e marrë duke thënë se data 28, kohë kur pritet të mbahen zgjedhjet, është në kuadër të ligjit.
Ai tha se kjo datë është e përshtatshme pasi mund të ketë edhe numër të lartë të pjesmarrësve në votime.
“E para. Data 28 Dhjetor për zgjedhjet kombëtare në Kosovë është në kuadër të ligjit. E dyta është datë e përshtatshme për numër më të madh të pjesëmarrësve në votime, çka edhe është intencë e demokracisë e ingranuar në kushtetutën e Kosovës” tha Spahiu.
Spahiu potencoi se pse kjo datë i përshtatet Kurtit është meritë e tij sepse i njëjti përfaqëson më shumë vlera demokratike.
“Pse kjo datë i përshtatet Albin Kurtit është meritë e Albin Kurtit. Kjo dmth se ai përfaqëson më shumë vlera demokratike se sa të tjerët” tha Spahiu për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Zyrtare: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen me 28 dhjetor!


