Milani pritet të rikthejë në fushë Rafael Leaon dhe Christian Pulisic pas gati 100 ditësh pa aktivizuar së bashku dyshen e sulmit.
Herën e fundit ata luajtën bashkë në gusht, në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Barit, ku Leao u dëmtua pas pak minutash dhe humbi fillimin e kampionatit.
Me rikuperimin e plotë të Pulisic, Massimiliano Allegri planifikon t’i aktivizojë të dy nga minuta e parë në derbin e së dielës ndaj Interit.
Vendosja e tyre krah njëri-tjetrit në sistemin 3-5-2 konsiderohet e rëndësishme për shkak të paraqitjeve të pakënaqshme të sulmuesve të tjerë. Deri tani, Leao ka shënuar 5 gola dhe Pulisic 6, duke përbërë gjysmën e totalit të golave të Milanit.
Gimenez dhe Nkunku nuk kanë bindur, me meksikanin që vijon të stërvitet veçmas dhe është në dyshim.


