Lajme

Behrami: Besoj shumë që kësaj radhe do të dalim partia e parë

11/20/2025 19:45
nga:Sh R

Zgjedhjet e reja nacionale do të mbahen më 28 dhjetor të këtij viti, ku ish-deputeti Artan Behrami tha se PDK-ja do të dalë e para.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli edhe për Kurtin, duke thënë se qytetarët e kanë parë që ai s’di të qeverisë.

“Unë besoj shumë që kësaj radhe do të dalim partia e parë. Qytetarët e Kosovës më në fund e kanë parë që ky njeri nuk di të qeverisë”, u shpreh ai.