Lajme

Kryeziu: Në Kosovë zgjedhjet nuk janë garë për kryeministër, por për deputetë

11/20/2025 15:13
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se në Kosovë sa herë shpallen zgjedhjet, fillon ‘gara për kryeministër’, pozitë që qytetarët nuk e zgjedhin, raporton Gazeta Blic.

Ai ka kujtuar se në Kosovë zgjedhjet janë për deputetë dhe jo për kryeministër.

Postimi i tij i plotë:

Sa here shpallen zgjedhjet te ne, menjehere fillon “gara për kryeminister”. Per nje pozite qe qytetaret nuk e zgjedhin?

Ne Kosove zgjedhjet nuk jane gare per kryeminister. Jane gare per deputete.