Lajme

Deliu-Kodra: Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, mbetet mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari!

11/20/2025 14:28
nga:Y I

Pasi Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, shpalli zgjedhjet me 28 dhjetor ka ardhur reagimi i parë nga PDK-ja.

Deputetja e këtij subjekti politik, Blerta Deliu-Kodra, tha se edhe pse ky isht një veprim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës.

“Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë.Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur. Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike” shkruan Deliu raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë: