Lajme

Behramaj për 28 dhjetorin: Data e preferuar e pushtetit për mbajtjen e zgjedhjeve, pa vëzhgues ndërkombëtarë

11/20/2025 12:45
nga:Y I

Ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar në lidhje me datën 28 dhjetor, që është propozuar nga partia në pushtet për zgjedhje.

Ai ka thënë se kjo datë e preferuar e tyre, është datë për mbajtjen e zgjedhjeve pa vëshgues ndërkombëtarë.

Behramaj ka thënë se partia në pushtet dëshirojnë uzurpatorët e institucioneve, sepse sipas tij nuk iu intereson nëse zgjedhjet nuk do ta gëzojnë besueshmërinë e qytetarëve dhe partive politike.

Reagimi i plotë:

“28 dhjetori”, data e preferuar e pushtetit për zgjedhje, është datë për mbajtjen e tyre pa vëzhgues ndërkombëtarë. Kështu po dëshirojnë uzurpatorët e institucioneve, sepse nuk iu intereson nëse zgjedhjet nuk do ta gëzojnë besueshmërinë e qytetarëve dhe partive politike.

E pamë në rastin e Mitrovicës sesi përfaqësuesit e Vetëvendosjes bënin presion mbi institucionet e pavarura dhe për ta nuk kishte rëndësi ligjshmëria e zgjedhjeve.

Krizës politike në Kosovë nuk mund t’i shtohet edhe një barrë tjetër e madhe: kriza e besueshmërisë në zgjedhje.