Lajme

Presidentja Osmani mban konferencë për media në ora 13:00

11/20/2025 12:40
nga:Y I

Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë konferencë për media nga ora 13:00.

Lajmin e konfirmoi për “Gazeta Blic”, këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.

Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë.

Më herët Presidenca bëri publik dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

/Gazeta Blic/