Pas mbylljes së kualifikimeve të rregullta për Kampionatin Botëror të vitit 2026, Kosova edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e “play-offit” të Botërorit.
Kosova përfundoi e dyta në Grupin B me 11 pikë të tubuara nga gjashtë ndeshje, teksa Zvicra shkon në Botëror direkt me 14 pikë, transmeton GazetaBlic Sport.
Kosova do të jetë pjesë e vazos së tretë të “play-offit”, ndërsa do të përballet me një kundërshtarë nga vazo e dytë.
Aty janë pjesë Sllovakia, Republika e Çekisë, Uellsi dhe Polonia, pra njëra nga këto katër kombëtare do të jetë kundërshtari ynë.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Tahir Batatina, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ka thënë shkurtimisht se Sllovakia është kundërshtar i kalueshëm, andaj e preferon atë.
/GazetaBlic Sport/


