Kombëtarja e Kosovës ka marrë një tjetër lajm fantastik pas arritje në Play Off.
Falë kësaj ecurie pozitive, Kosova ka shënuar një ngritje të re në renditjen e FIFA-s, transmeton GazetaBlic Sport.
Pas pozicionimit në vendin e 84-të në tetor, ekipi i drejtuar nga Franco Foda është ngjitur për katër vende dhe tani renditet në pozitën e 80-të në botë.
Kujtojmë që ‘Dardanët’ do ta mësojnë nesër kundërshtarin e tyre për gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it.
/GazetaBlic Sport/


