Sporti

Rusia do të organizojë një turne gjatë kohës së Kupës së Botës, e ftuar edhe Serbia

11/19/2025 16:09
nga:Mergim Rreci

Rusia planifikon të zhvillojë një turne gjatë kohës së Kupës së Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada, dhe pritet të ftojë ekipet kombëtare që nuk arritën të kualifikohen, pretendojnë mediat serbe.

Kombëtarja ruse është e pezulluar të marrë pjesë në garat e FIFA-s dhe UEFA-s për shkak të agresionit në Ukrainë, dhe tani do të organizojë një turne, në të cilën do të marrë pjesë me disa ekipe të tjera.

Kombëtarja serbe do të jetë ndër të parat që do të marrë ftesë, dhe përmendet se edhe Bosnja dhe Hercegovina mund të përfundojë në turne nëse nuk kualifikohet për kualifikueset shtesë për të luajtur në Kupën e Botës.

Rusët po përpiqen me çdo mënyrë të rikthehen në hartën botërore të futbollit dhe duke organizuar turneun e tyre duan të ulin shikueshmërinë e Kupës së Botës 2026, por është e qartë për të gjithë se sytë e botës do të jenë të përqendruar te Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja.

UEFA dhe FIFA nuk pritet të tolerojnë këtë gjë dhe çdo kombëtare pjesëmarrëse në një organizim të tillë nga Rusia, pritet të përjashtohet.

/GazetaBlic Sport/