Lajme

Konjufca kujton si VV-ja ia votoi buxhetin Qeverisë Hoti: Njëjtë po kërkoj edhe nga ju sot

11/19/2025 15:02
nga:G B

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca ua kujtoi deputetëve të partive të tjera, si VV-ja e pati votuar buxhetin e Qeverisë Hoti në vitin 2020.

Sipas tij, nëse VV-ja nuk do ta votonte në atë kohë, do të ishte përgjegjëse e një krize nga e cila do të rrezikoheshin pagat e sektorit publik.

Me këtë kujtesë, Konjufca kërkoi nga deputetët e pranishëm në seancë, të veprojnë njëjtë sot.