Lajme

Përparim Gruda, i vetmi deputet i PDK-së që futet në seancën e thirrur nga LVV-ja, për buxhetin

11/19/2025 11:38
nga:Genita C

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur me nënshkrimet e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjysmë ore me vonesë.

Por, në seancë u pa edhe Përparim Gruda nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kujtojmë se pak më parë ka mbajtur konferencë kjo parti.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se PDK nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës.