Në një aksion të njësisë antikontrabandë të Doganës së Kosovës, janë gjetur qindra barna të cilat ishin vendosur në një autobusë të linjës Turqi-Kosovë, në pikën kufitare Hani i Elezit.
Shefi i njësisë antikontrabandë, Bekim Shala thotë për Tëvë1 se informacioni u sigurua nga rrugët operative ndërkaq konfirmoi se vlera e barnave kalon shifrën e dhjetë mijë eurove.


