Kosova mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit, me “Dardanët” që siguruan “Play Offin”, teksa “Helvetikët” shkuan në Amerikë për kompeticionin e madh.
Dje gjatë ndeshjes, Granit Xhaka u fishkëllye nga disa tifozë, teksa pas ndeshjes u duk mjaft i mërzitur me këtë pritje në shtëpinë e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për këtë duke thënë se ata që mbrëmë të fishkëlluan Granit Xhakën janë trushpëlarët që nuk përfaqësojnë askënd.
Ja postimi i tij:
“Krenar deri në qiell me ty, Granit Xhaka!
Ata që mbrëmë të fishkëlluan, Granit, janë njerëz të mbushur me negativitet, trushpëlarët që nuk përfaqësojnë askënd, veçse llumin e shoqërisë tonë. Janë po ata që hedhin baltë mbi UÇK-në dhe mbi vlerat tona kombëtare.
Por ti, Granit, je shembull i forcës, karakterit dhe krenarisë shqiptare.
Vazhdo të shkëlqesh, kapiten!
Suksese dhe shëndet në Botërorin 2026”, shkruan Haxhiu.
/GazetaBlic Sport


