Sporti

Të enjten shorti, ja kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në gjysmëfinale të ‘Play-off’-it

11/18/2025 23:00
nga:Mergim Rreci

Kosova sonte barazoi me Zvicrën 1:1 në “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” kualifkimin për në Kampionatin Botëror 2026-të duhet ta kërkojnë përmes playoff-it.

E tashmë janë bërë të ditur edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës për gjysmëfinale dhe finale të kësaj faze që luhen në mars të vitit të ardhshëm.

Në gjysmëfinale: Polonia, Çekia, Uellsi, Sllovakia (mysafir);

Në finale: Italia, Turqia, Danimarka dhe Ukraina.