Sporti

Si sot, një vit më parë, Zvicra pësonte humbjen e fundit

11/18/2025 16:22
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Zvicra përballen sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Dardanët të cilët aktualisht renditen në vendin e dytë të grupit me 10 pikë, kërkojnë rezultat pozitiv në duel me zviceranët.

Zvicra kryeson grupin me 13 pikë, ndërsa në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, helvetikët fituan me rezultat 4–0. Për këtë arsye, skenari i vetëm që do t’i jepte Kosovës biletën direkte për në Botëror është një fitore me rezultat të thellë 6–0.

Çdo rezultat tjetër do ta mbante Kosovën në vendin e dytë, duke e dërguar në Play-Off e Kupës së Botës 2026, që është arritja më e madhe në historinë e kombëtares sonë.

Zvicra është në një seri fantastike, duke mos pësuar humbje që një vit, me humbjen e fundit që vinte nga Spanja, pikërisht me datën 18 nëntor të vitit të kaluar.

Nga ajo ndeshje, zviceranët kanë 7 fitore dhe dy barazime nga totali i 9-të ndeshjeve. Mbetet të shihet se a do të jetë Kosova, kombëtarja që do ta mposht Zvicrën.

/GazetaBlic Sport/