Lajme

Canaj pasi kryediplomati gjerman s’pritet të takohet me Kurtin në qeveri- Wadephul ndjek vendimet ligjore!

11/18/2025 12:31
nga:Y I

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, i cili po qëndron në rajon për një vizitë.

Kryediplomati gjerman do ta takojë Kurti në ndërtesën e Kuvendit nga ora 15:35.

Takimi i tij në një sallë Kuvendi dhe jo në Kryeministri vjen pas një vendimi të Bashkimit Europian që zyrtarët europianë nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, ish-diplomati, Blerim Canaj.

Canaj tha se ai pritet t’a takojë Kurtin por jo në cilësinë e Kryeministrit dhe diçka e tillë është e natyrshme pas nje vendimi të Gjykates Supreme i cili e qartëson pozicionin e të qenit minister dhe deputet.

“Në fakt ai Kurtin e takoi, por jo në cilesine e kryeministrit. Dhe kjo duket te jete e natyrshme pas nje vendimi të Gjykates Supreme i cili e qartëson pozicionin e të qenit minister dhe deputet.Ne duhet të kemi parasysh që një shtet ligjor dhe demokracia kanë shumë rëndësi për BE-në dhe për një shtet antar i BE si Gjermania” theksoi Canaj.

Ai potencoi se në këtë rast kryediplomati gjerman ndjek vendimet ligjore.

“Andaj edhe kryediplomati gjerman në këtë rast ndjek vendimet ligjore. Pra, Kurti nuk njihet domosdoshmerisht si kryeminister” tha Canaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

As kryediplomati gjerman nuk shkon në Qeveri, takimi me Kurtin mbahet në ndërtesën e Kuvendit

“Kryediplomati gjerman nuk takon Kurtin në qeveri”, Lama: Përfaqesuesit e vendeve demokratike respektojnë Kushtetutën