Lajme

KRU “Prishtina” apelon te qytetarët të mos i hapin pusetat e kanalizimit

11/18/2025 11:13
nga:Y I

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë apel te qytetarët që të mos i hapin pusetat e kanalizimit sepse mund të shkaktojë dëme.

“Të nderuar konsumatorë! Kujdes! Mos i hapni pusetat e kanalizimit që të shkarkoni ujërat atmosferike në kanalizim. Kjo mund të shkaktojë dëme në shtëpitë tuaja”, thuhet në njoftim.