Sporti

Kosova sonte luan ndeshjen e fundit të kualifikueseve, e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”

11/18/2025 08:09
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte luan ndeshjen e fundit të kualifikueseve, e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Zvicra ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekziston një mundësi që Kosova të kualifikohet direkt në Kupën e Botës 2026, por nuk është aspak rrugë e lehtë.

“Dardanët” duhet të fitojnë me rezultatin 6-0 për t’u kualifikuar direkt në Botëror, ndryshe gjërat do mbesin të pandryshuara.

Deri më tani, Zvicra e ka të sigurt vendin e parë, nëse kjo nuk ndodhë sonte, teksa Kosova poashtu e ka zyrtarizuar “Play Offin”.

/GazetaBlic Sport