Lajme

Çitaku: PDK sot po hynë në një etapë të re

11/17/2025 16:28
nga:G B

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kjo parti do të dalë më e bashkuar pas konventës zgjedhore që do të mbahet sot.

Ajo ka thënë se fitorja e vërtetë do të shihet pas zgjedhjeve parlamentare.

“Sot po hyjmë në një etapë të re, pas këtij procesi, PDK do të jetë më e bashkuar më e unifikuar për zgjedhjet që na presin. Fitoren nuk e shohim brenda muajit, fitoren e vërtetë e shohim pas zgjedhjeve parlamentare”, ka thënë Çitaku.