Sporti

Këta janë tre të nominuarit për lojtarin e vitit në Afrikë

11/17/2025 14:59
nga:Lorik J

Si çdo vit zhvillohet ceremonia e “CAF Awards”.

Kjo ceremoni sikurse disa të mëdha që zhvillohen në botë, vlerëson lojtarët më të mirë afrikanë.

Këtë vit për çmimin e lojtarit të vitit, lista e të nominuarëve përbëhet prej Achraf Hakimit, Mohamed Salah dhe Victor Osimhenit, ku fituesit i jepet edhe “Topi i artë”.

Fituesi i edicionit të kaluar ishte ylli i Atalantas, Ademola Lookman pas supersezonit të tij.

Ceremonia gala e “CAF Awards 2025” , do të zhvillohet të mërkurën në Rabat të Marokut