Lajme

Kusari ngjallë dyshime: Emisioni Logjikonomia që është transmetu mbrëmë nuk është me në Youtube

11/17/2025 10:51
nga:Genita C

Kanali i Youtubes së emisionit satiristik, Logjikonomia, figuron të jetë i fshirë.

Kështu ka bërë të ditur juristja e mediave, Flutura Kusari, veprim ky i cili ka ndodhur pas transmetimit të një emisioni ku aktorët tallen me votuesit e Faton Pecit, fituesit në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

“Emisioni Logjikonomia qe eshte transmetu mbreme nuk eshte me ne youtube. Jam tu provu me marr info cka ka ndiku ne mbylljen e kanalit te televizionit ne youtube. Shume shqetesuese per bese”, ka thënë Kusari.

Megjithatë, nga ky emision nuk kanë dalë me ndonjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.