Konfederata Braziliane e Futbollit (CBF) ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes, nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të udhëtojë për ndeshjen miqësore kundër Tunizisë.
27-vjeçari pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e mëparshme të Brazilit kundër Senegalit në Londër.
Ekzaminimi mjekësor konfirmoi një problem me muskujt e kofshës së djathtë.
Deklarata zyrtare nuk sqaron se sa serioz është problemi. Gabriel ka të ngjarë t’i nënshtrohet më shumë testeve pasi të kthehet në kampin e Arsenalit përpara derbit të Londrës Veriore fundjavën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


