Lajme

Në Ditën Botërore të të Varfërve, Papa drekon me të pastrehët dhe refugjatët

11/16/2025 14:52
nga:Genita C

Papa Leo XIV “dënoi” varfërinë në botë sot, duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë dhe katolikëve t’u shtrijnë dorën të margjinalizuarve, me rastin e Jubileut të të Varfërve.

Drejtësia sociale është një temë qendrore e pontifikatit të Papa Leos.

Papa tha në Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit se Kisha “vazhdon të shënohet nga varfëria e vjetër dhe e re”, por se shpreson të jetë “një nënë për të varfrit, një vend pranimi dhe drejtësie”.

Sot shënohet Jubileu i të Varfërve, një nga shumë ngjarje të tilla të organizuara gjatë Vitit të Shenjtë, të cilat tërheqin pelegrinë nga e gjithë bota.

Kjo përkon me Ditën Botërore të të Varfërve, një festë vjetore e prezantuar nga i ndjeri Papa Françesku në vitin 2017.