Lajme

Ambasadori britanik uron Kosovën për kualifikimin: Mezi pres ndeshjen e së martës

11/16/2025 11:21
nga:Genita C

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kombëtaren e Kosovës pas fitores së mbrëmshme dhe kualifikimit në play-off të Kupës së Botës, raporton GazetaBlic.

Ai u shpreh se mezi pret ta ndjekë ndeshjen e së martës, duke i dëshiruar ekipit fat dhe sukses në sfidën e radhës.

‘Urime 🇽🇰⚽️ për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës dhe i uroj ekipit fat të mbarë”, ka shkruar ai.