Sporti

Krasniqi: Fokusi jonë tashmë është të kualifikohemi në Botëror

11/15/2025 23:42
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi ka folur pas ndeshjes historike ndaj Sllovenisë.

Kosova fitoi 2-0 si mysafire e Sllovenisë, për të siguruar një vend në play-offin e Botërorit.

Ai ka thënë se të gjithë lojtarët e kanë dhënë maksimumin, duke thënë se kanë arritur qëllimin.

“Kemi dhënë maksimumin, më shumë se 100%, kemi arritur qëllimin, tash do të punojmë fortë për ndeshjet e marsit. Është historike kjo arritje, fokusi jonë është të kualifikohemi për Botëror”, tha ai pas ndeshjes