Sporti

Me fanella të zeza për rezultat të ‘bardhë’, Kosova gati për ndeshjen ndaj Sllovenisë

11/15/2025 18:46
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e kërkon me çdo kusht sonte fitoren e madhe ndaj Sllovenisë.

‘Dardanët’ janë më të motivuar se kurrë më parë, duke qenë vetëm një hap larg historisë së ndritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Me vetëm një pikë të fituar sonte, Kosova do të siguronte kualifikimin në ‘Play-off’ të Kupës së Botës, duke luftuar më pas në muajin mars në fazën finale.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte me fanellën me ngjyrë të zezë.  “Fanellat të rreshtuara, në pritje të atyre që u japin shpirt dhe krenari këtyre ngjyrave”, shkruhet në këtë postimin e FFK-së.

/GazetaBlic Sport/