Sporti

Kosova për histori drejt Kupës së Botës, këta janë dy skenarët e mundshëm të kualifikimit

11/15/2025 17:26
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës e kërkon me çdo kusht sonte fitoren e madhe ndaj Sllovenisë.

‘Dardanët’ janë më të motivuar se kurrë më parë, duke qenë vetëm një hap larg historisë së ndritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Me vetëm një pikë të fituar sonte, Kosova do të siguronte kualifikimin në ‘Play-off’ të Kupës së Botës, duke luftuar më pas në muajin mars në fazën finale.

Dihet se kjo fazë do të përbëhet nga dy ndeshje, nëse kalojmë fazën gjysmëfinale, atëherë do të kemi një ndeshje finale.

Megjithatë, ekziston edhe një skenar akoma më i bukur – kualifikimi i drejtpërdrejtë në Kupën e Botës 2026. Për këtë, Kosova duhet të fitojë në Slloveni dhe të shpresojë që Zvicra të mos marrë tri pikë kundër Suedisë.

Gjithçka mbetet të shihet se si do të rjedhin gjërat sonte në fushë, me motivin dhe emocionet që po rriten nga sekondi në sekond.

/GazetaBlic Sport/