Trajneri i mirënjohur kosovar, Gazmend Haliti, është pronocuar para ndeshjes mes Sllovenisë dhe Kosovës.
Haliti u deklarua optimist për një rezultat pozitiv të ‘Dardanëve’ dhe sipas tij, momentalisht kemi ekip më të mirë se Sllovenia.
Në prononcimin për ‘GazetaBlic Sport’, ai shtoi se vetëm duke fituar ndeshje të tilla, e dëshmojmë forcën dhe se e meritojmë një vend në Kupën e Botës.
“Mendoj që kemi gjasa reale, duke e ditur se kemi një trajner me shumë përvojë si Franco Foda. Duhet ta fitojmë këtë ndeshje, duhet ta dëshmojmë forcën që kemi krijuar. Vetëm kështu e dëshmojmë se e meritojmë një vend në Kupën e Botës. Mendoj, që, momentalisht, jemi një ekip më i mirë se Sllovenia”, deklaroi Haliti.

/GazetaBlic Sport/


