Lajme

Maliqi: Tek Konjufca nuk po shoh program apo ide të re, në dhjetor do të kemi zgjedhje!

11/15/2025 14:59
nga:Y I

Albin Kurti dështoi të marrë votat e nevojshme për formimin e Qeverisë dhe si rrjedhojë LVV-ja propozoi Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.

Konjufca u mandatua nga Presidentja Osmani dhe ka edhe pak ditë kohë deri me datën 19 nëntor për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë.

Nga subjektet politike ish-opozitare kanë deklaruar se nuk do t’a votojnë një Qeveri Konjufca por nuk dihet ende nëse i njëjti do të mund të sigurojë votë nga deputetët individualisht.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, publicisti i njohur Shkëlzen Maliqi.

Maliqi tha se nëse vazhdon e njëjta situatë si tani e tetë muaj i njëjti s’pritet të marrë më shumë vota se Albin Kurti.

“Nuk e kam idenëindividualisht mos e ka ndonjë deputet të them ashtu simpati për Konjufcën, por nëse vazhdon disiplina partiake çfarë ka qenë gjatë blokadës 8 muajshe nuk do të duhej të merrte më shumë vota se Kurt. I duhen 5 më shumë sepse votat e deputetëve të Nismës nuk do të fuTej ti kishte pa marrëveshje që nuk është bërë publike” deklaroi Maliqi.

Publicisti,Maliqi, tha se nuk pritet as blerje votash sepse tashmë votohet në mënyrë elektronike.

“Nuk duhet pritur as blerje votash sepse po votohet publikisht, në mënyrë elektronike dhe s’mund të ketë vota nga subjekte “aliene” si Lista serbska”

Ai tha se nëse PDK, LDK dhe AAK mbesin tek qëndrimi për zgjedhje jo qeveri afatshkurte Konjufca, s’ka gjasa me i marr 5 vota më shumë.

Maliqi potencoi se nuk po sheh tek mandatari Konjufca ndonjë program apo ide të re prandaj sipas tij do të ketë zgjedhje në dhjetor.

“Nëse tri psrtitë PDK, LDK dhe AAK mbesin te qëndrimi për zgjedhje jo qeveri afatshkurte Konjufca, s ka gjasa me i marr 5 vota më shumë, s’mund të bien nga qielli. S’po shoh që Konjufca as që është munduar të jap ndonjë program dhe ide të re, andaj do të kemi zgjedhje në dhjetor. Vjosa edhe nëse vendos që t’i ofrojë mandatin Bedri Hamzës, ai mundet me e bo konsuktë 1 ditore me LDK-në ska pse ti pyes partite tjera, shkohet në zgjedhje” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”