Lajme

Bali Muharremaj në Suharekë kryeson në votat e diasporës

11/15/2025 13:57
nga:Sh R

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar votat e ardhura nga diaspora për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, për balotazhin e 9 nëntorit.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, kryetari i cili fitoi dhe mandatin e tretë në Suharekë, Bali Muharremaj ka arritur të marrë 383 vota apo 55.19% nga me postë.

Ndërsa kundërkandidati i tij Ardian Shala nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala ka marrë 311 vota apo 44.81%.