Një vajzë është sulmuar nga qentë endacakë mbrëmë në Prishtinë, por ka shpëtuar pa lëndime serioze.
Lexuesit për Klankosova.tv, kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur afër kontejnerëve në Lagjen e Muhaxherëve.
Derisa, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se vajza e sulmuar mori trajtim në Qendrën Emergjente dhe pas kontrollit u lirua, pasi nuk kishte lëndime serioze.


