Lajme

SPAK-u me aktakuzë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit për shkelje të detyrës zyrtare

11/14/2025 22:22
nga:Y I

SPAK këtë të premte ka ngritur aktakuzë ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Sipas Euronews Albania, Bufi akuzohet për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”.

Bufi është pyetur disa herë në SPAK-u dhe ndaj saj janë depozituar disa kallëzime penale.

Partia Demokratike në disa kallëzime penale akuzon kryebashkiaken për krime zgjedhore. Banorë të Roskovecit e akuzojnë atë për shkelje të detyrës dhe shfrytëzim të pushtetit.