Lajme

Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në Kosovë

11/14/2025 20:50
nga:Y I

Avokati Skënder Musa tha se skandale të tilla si ai i rezervave shtetërore janë shqetësuese për faktin se janë figura të larta politike.

“Është shqetësuese tu e pas faktin që janë figura të larta politike, I kemi dy ministra, një me aktakuzë dhe një me dyshim që ka dëmtu buxheitn e shtetit”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se Prokuroria Speciale e Kosovës është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në Kosovë.

“Sa i përket cështjes së Speciales, mendoj që Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil dhe më i besueshëm në Kosovë, nuk besoj që ja kanë huq dyshimeve të bazuara mirë”, tha mes tjerash Musa në T7.