Lajme

PDK: Vendimi i PZAP për Mitrovicën i padrejtë dhe i pambështetur, hapi i radhës ankesa në Supreme

11/14/2025 18:54
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas vendimittë PZAP-it që refuzoi ankesën e saj për parregullsitë në procesin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut.

Nga kjo parti e konsiderojnë këtë vendim të padrejtë dhe të pambështetur në realitetin e asaj që ka ndodhur në Mitrovicë.

“PDK ka paraqitur fakte, dëshmi dhe situata të dokumentuara që tregojnë qartë se procesi zgjedhor është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve nuk është respektuar në mënyrën siç e kërkon ligji dhe standardet demokratike.Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndalet. Ne do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat ligjorë që garanton Republika e Kosovës. Hapi ynë i radhës është paraqitja e ankesës në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila është instanca përfundimtare dhe vendimtare për të garantuar drejtësi dhe integritet të procesit zgjedhor” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.

PDK thotë se do ta çojë këtë çështje deri në fund, duke garantuar se “drejtësia do të vijë”.

Reagimi i plotë:

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut: Pretendimi për “tren bullgar” nuk qëndron