Lajme

Murati-Ramës: Kallëzoni që ka përfundu fushata, vetë s’ka arritë me miratu buxhetin!

11/14/2025 18:45
nga:Y I

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit ka dorëzuar një kallëzim penal.

Murati thotë se Rama nuk ka arritur ta miratojë buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor dhe tani po tenton të fajësojë të tjerët për dështimet e tij.

Ai shton se kallëzimi penal është bërë më 7 tetor, pra gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë si pjesë të lojës politike.

“Dikush duhet t’ia kujtojë Përparimit që Kodi Penal parasheh dënim prej 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim të rremë”, shkroi Murati, duke theksuar se fushata ka mbaruar dhe Rama duhet t’i kthehet punës.

Kallëzim penal kundër ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për keqpërdorim të detyrës zyrtare!