Lajme

Aksident në Stokholm, autobusi përplas disa persona në stacion, dy viktima

11/14/2025 17:28
nga:Y I

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Stokholmi. Një autobus u përplas në një stacion autobusi në lagjen Ostermalm duke plagosur disa persona.

Këshilli i Qarkut të Stokholmit tha se pesë persona u plagosën, dy prej të cilëve u dërguan në spital me ambulancë. Policia konfirmoi se të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa mediat lokale raportojnë për tre viktima.

Policia tha se po e heton rastin si vrasje nga pakujdesia dhe shoferi i autobusit është arrestuar. Zëdhënësja e Transportit të Stokholmit, Sophie Gunnarsson tha se ishte një incident serioz.