Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas deklarimeve dhe urimeve që janë bërë gjatë dy ditëve të fundit nga drejtues qendrorë e lokalë të PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.
Ai thotë se megjithëse këto qëndrime janë miqësore dhe të mirëkuptueshme, përgjegjësia për gjendjen aktuale të partisë ende nuk po adresohet.
Sipas tij, duhet të flitet hapur për organizimin e brendshëm dhe strukturat që, siç thotë ai, kanë dështuar të bëjnë opozitë kundër një qeverisje që e cilëson “më të keqen që nga çlirimi”.
Lladrovci shton se nuk përmendet fakti se PDK ka fituar në shtatë komuna, ndërkohë që pozita dhe opozita më e madhe në Drenas janë vetë PDK.
Ai tha se pret që kandidati për kryetar të PDK-së ta ketë Platformën dhe deklaratën politike dhe se pret ta prezantoj kryesinë e ngushtë dhe të gjerë e cila do të jetë e aftë ta largojë qeverinë aktuale nga degradimi i mëtejmë i shtetit.
“Pres që kandidati për kryetar të PDK-së ta ketë Platformën dhe deklaratën politike, pres ta prezantoj kryesinë e ngushtë dhe të gjerë e cila do të jetë e aftë ta largojë qeverinë aktuale nga degradimi i mëtejmë i shtetit” shkruan Lladrovci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


